Alkooli apo shpejtësia, çfarë e shkaktoi aksidentin te Tajvani? Ja çfarë thotë policia

27 February 2023, 12:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alkooli apo shpejtësia, çfarë e shkaktoi aksidentin te Tajvani?

Taulant Gjoka, shefi i qarkullimit në Tiranë tha se nuk përjashtohet pista e shpejtësisë, në aksidentin e rëndë në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa makina.

“Jemi në proces duke kryer verifikimet, disa po testohen për nivelin e alkoolit, nuk përjashtohet as shpejtësia. Dëmet janë të konsiderueshme, jemi në hapat e parë të hetimit. Të gjithë do mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.” u shpreh Gjoka.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin me autobusin e linjës së Unazës pasi ndodhej para tij ka folur për mediat duke thënë se autobusi ishte me shpejtësi.

“Mbaj mend vetëm zhurmat e llamarinave nga mbrapa. E pashë nga pasqyrat që ishte shumë shpejt. Në momentin e goditjes dola pasi mora pak veten se nuk e kuptova cfarë ndodhi. Në autobus pashë që kishte shumë të lënduar. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur”, tha një prej qytetarëve që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

 


Video