Një aksident tragjik u shënua mëngjesin e sotëm në Kroaci ku një autobus me pasagjerë shqiptarë është aksidentuar si pasojë e motit të keq, duke shkaktuar një të vdekur, 9 të plagosur mes të cilëve 4 në gjendje të rëndë.
Viktima, 41-vjeçari Gazmir Korbi, mësohet se ka qenë pjesë e komandës së Forcës Ajrore të ushtrisë shqiptare. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllimet për viktimën.
“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”- shkruan Peleshi teska ndan edhe foton e Gazmir Korbit.