Makinat bëhen "copë-copë"/ Aksident i rëndë në aksin Milot-Thumanë, 6 persona përfundojnë tek Trauma

26 February 2023, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makinat bëhen "copë-copë"/ Aksident i rëndë
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Milot-Thumanë, ku mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, pranë Fushë Mamurrasit në Kurbin.

Në këtë aksident u përfshinë nje automjet tip “Renault” me një “Mërcedes” dhe të plagosur mbetën shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga errësira si dhe lagështira në rrugë.


Video