Prej dy muajsh me diagnozën e rrallë/ Mjekët bëjnë mrekullinë, shpëtohet nëna dhe foshnja në Tiranë

26 February 2023, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej dy muajsh me diagnozën e rrallë/ Mjekët bëjnë
Nëna dhe foshnja e saj

Rastet e suksesit në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë nuk janë të izoluara.

Një nënë me foshnjën e saj kanë shpëtuar mrekullisht falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të këtij spitali në bashëkpunim me mjekët e Qendrës Spitalore Universitare të “QSUT-së”.  Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një nënë dhe foshnja e saj kanë shpëtuar për mrekulli në Maternitetin “Koço Gliozheni”, në sajë të punës në ekip mes mjekëve të këtij spitali, në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së  Ndërhyrja u krye me sukses dhe nëna me foshnjen janë ndjekur me shumë përkujdes, falë punës së shkëlqyer të mjekëve  Dr. Rezart Ajazi, Dr. Bilbil Hoxha, Dr. Vezir Tena, Dr. Astrit Bimbashi, Dr. Redi Hoxhallari, Dr. Nordjan Xhindi, Dr. Nikoleta Xhavara, Dr. Vasilika Çina, Dr. Aida Hoxha, dhe instrumentare Ema Haxhi”, shkruan Rama.

Prej dy muajsh pacientja ishte e shtruar në maternitet me një diagnozë shumë të rrallë 'placenta previa' që shkakton vështirësi të mëdha, duke sjellë edhe lindje të parakohshme. Fatmirësisht është bërë e mundur që pavarësisht diagnozës dhe lindjes së parakohshme të fëmijës, mjekët të  kryejnë një ndërhyrje të suksesshme.


Video