Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor).
Si pasojë e aksidentit, 33-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.