Një ngjarje në kufijtë e tragjikes sapo ka ndodhur në qendër të Tiranës, në unazë, tek ura e vogël e Tajvanit. Një autobuz urban i linjës së unazës së vogël ka marrë përpara me dhjetëra automjete, nga fuoristrada te makinat e vogla, duke lënë të plagosur disa persona.
Aktualisht policia rrugore është në vendngjarje ndërkohë që po pritet ardhja e ambulancave.
Njerëzit janë në rrugë, duke u dhënë ujë të plagosurve dhe duke u përpjekur ti qetësojnë. Ndërkohë në përplasjen karambol janë përfshirë me dhjetëra makina. Ky aksident ka ndodhur në orën 11.30.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.