Dy vëllezër nga Durrësi janë arrestuar nga policia, pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, për të cilët ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".
Ata janë konfliktuar dhe kanë kërcënuar prokurorin e SPAK, Behar Dibra dhe një punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Orges dhe Mirjan Sina
Mësohet se ata i kanë treguar dokument policie fals prokurorit, por kur kanë marrë vesh kush ishte janë larguar me shpejtësi dhe kanë thyer edhe postbllokun e policisë që do i ndalonte pasi ishte ngritur qëllimisht për ta.
Burime bëjnë me dije se konflikti i vëllezërve Sina dhe prokurorit Dibra ka ndodhur te Tuneli Elbasan-Tiranë. Vëllezërit Sina u larguan menjëherë pasi kuptuan se ishin konfliktuar me prokurorin e SPAK por u arrestuan në qytetin e Durrësit.