Ekzekutimi i Naim Bajrit në Shkodër, policia në deklaratë

5 June 2022, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ekzekutimi i Naim Bajrit në Shkodër, policia në deklaratë

Teksa kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Naim Bajrit, ende nuk ka një person të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Drejtues të policisë së Shkodrës, në një dalje për mediat  në lidhje me ngjarjen kriminale që ndodhi më 2 qershor në këtë qytet, ndërsa u bë me dije se po vijojnë hetimet.

Sipas policisë, hetimet vijojnë, por nuk mund të bëhen të ditura detajet për shkak të sekretit hetimor.

“Janë mbledhur grupet hetimore dhe vazhdon puna. Detaje nuk mund të japim për shkak të sekretit hetimor. Ka grupe të dedikuara hetimore të përbëra nga specialistët më të mirë të policisë”, tha drejtuesi i policisë.

68-vjeçari Bajri u ekzekutua me armë zjarri teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit.


Video