Gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari në Tiranë

4 June 2022, 21:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari në Tiranë
Foto ilustruese

Policia njofton se një person rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk konstatohen plagë, apo shenja dhune dhe dyshohet se vdekja të jetë natyrale.

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.


Video