Dy persona janë denoncuar të zhdukur në policinë e Tiranës ditën e djeshme.
Burime zyrtare bëjnë me dije se babai i një 14-vjeçareje ka denoncuar se vajza e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Ndërkohë, rasti tjetër është një 33-vjeçar, i cili është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij.
“Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për të dyja rastet, blutë bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e personave të zhdukur.