Media e Zenit kërkon censurë: Artan Hoxha të mos ftohet më në televizione

3 June 2022, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Media e Zenit kërkon censurë: Artan Hoxha të mos ftohet më
Genc Gjokutaj dhe Artan Hoxha

Televizioni i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha është tërbuar nga deklarata e gazetarit Artan Hoxha që deklaroi mbrëmë në “Opinion” se Nuredin Dumani ka thënë gjatë dëshmisë se vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, ishte urdhëruar nga presidenti Ilir Meta. Duke qenë se presidenti Meta është aleat i Berishës dhe i përfolur si një ndër sponsorët e Syri.tv, ky televizion ka kërkuar censurimin e gazetarit.

Avokati Genc Gjokutaj tha në Syri Tv se “ka lajme të pakonfirmuara, por dhe lajme të prodhuara”. Për rastin e Hoxhës, Gjokutaj tha se ai “i ka shërbyer njerëzve të kriminalizuar duke sajuar një skenar”.

Sakaq, Gjokutaj ka bërë një thirrje të paprecedentë, duke i bërë thirrje Blendi Fevziut mediave të tjera të mos e ftojnë më në studio Artan Hoxhën.

“Rasti konkret, ky është lajm i prodhuar. Artan Hoxha ka kryer një krim të rëndë. Të godasësh me pozitën si gazetar.

Një gazetar në një studio, të sajojë një skenar kaq të rëndë duke goditur figurën e presidentit, është shërbim i bërë ndaj njerëzve të cilët janë të kriminalizuar.

Të referohesh në një deklaratë të paqënë, i bëj thirrje jo vetëm Fevziut po gjithë gazetarëve që ai mos të thirret më në studio televizive. Artan Hoxha abuzoi me statusin, lirinë e fjalës, statusin fisnik që ka gazetari”, tha Gjokutaj.

Kjo thirrje absurde vlen ndoshta vetëm për median e Zenit.


Video