Në rrugë del vetëm Policia, dështon protesta kundër rritjes së çmimeve në Korçë

3 June 2022, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në rrugë del vetëm Policia, dështon protesta kundër
Policia në pritje të protestuesve

Në orën 11:00 të kësaj të enjte, qytetarët e Korçës kishin planifikuar të mbanin një protestë para terminalit të autobusëve në qytetin juglindor, duke marrë shkas nga rritja e çmimit të naftës.

Njoftimi ishte shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, mirëpo sot nuk është parë asnjë protestues para terminalit dhe siç duket korçarët kanë "harruar" të shkojnë. Të pranishëm ishin vetëm disa efektivë policie, të cilët kishin shkuar për të ruajtur qetësinë e protestuesve.

Siç duket dhe nga fotoja e mëposhtme, policët u futën në hije në pritje të protestuesve që nuk erdhën kurrë dhe protesta mbeti vetëm në rrjetet sociale. Efektivët u larguan pas disa minutash pritjeje.

Në rrugë del vetëm Policia, dështon protesta kundër


Video