Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka kërkuar 5 burg për ish-kreun e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Bëhet me dije se për shkak të gjykimit të shkurtuar ish-kryebashkiakut Tushe i reduktohet dënimi në 3 vite e 4 muaj.
Pak ditë më parë GJKKO ka pranuar gjykim të shkurtuar për Tushen dhe zyrtarët e tjerë.
Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “abuzim me tenderat” dhe prej më shumë se 6 muajsh janë prapa hekurave.
Sipas SPAK, Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.
Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.
PRETENCA:
Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)
Leonard Sefa 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i denimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj
Gjergji Mëhilli 1 vit / 8 muaj
Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj
Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet
Gazmend Ccela 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj