Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka sekuestruar anijen 'Unistream', e cila u kap javë më parë me kokainë në Portin e Durrësit.
SPAK ka bërë edhe sekuestrimin e pasaportave të anëtarëve të ekupiazhit.
Këta të fundit kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë e drogës e cila u gjet brenda anijes. Po ashtu, atyre iu janë sekuestruar edhe aparatet telefonike.
Më 17 Maj u zbulua në Portin e Durrësit në anijen 'Unistream' 60 kile kokaine.
Anija e cila transporton qymyr e që vinte nga Kolumbia kishte te fshehur në hambarin e anijes 53 pako me nga 2 çanta të veçanta. Ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë çështje.