"10 plumba nga xhami i makinës", viktima në Shkodër po pinte kafe me punonjësin kur u ekzekutua

3 June 2022, 08:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"10 plumba nga xhami i makinës", viktima në Shkodër po
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja mësohen nga vrasja me armë zjarri në Shkodër.

Bëhet e ditur se viktima, Naim Bajri është tregtar peshku në markatën e lagjes “Rus”.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij, i cili ka mbetur i plagosur.

Dy burrat janë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur në Bypassin e Shkodrës. 

 


Video