Lala: Dumani ka plumbin në mushkri, nëse i hiqet i rrezikohet jeta

2 June 2022, 23:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lala: Dumani ka plumbin në mushkri, nëse i hiqet i rrezikohet jeta
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Lala në “Opinion” tha se Dumani ende ka plumbin në mushkri nga atentati i bërë në Elbasan dhe nëse i hiqet i rrezikohet jeta.

“Nuredin Dumani ka folur orë të tëra i regjistruar me  audio dhe video, sepse duke qenë se plumbi mundi të rrezikojë jetën nga momenti në moment. Dumani e ka plumbin në mushkri dhe nëse plumbi hiqet mjekët thonë se ai nuk mbijeton dot. Kështu që ai do të jetojë me plumbin në mushkri sa të ketë jetën”,-tha Lala.


Video