Policia greke ka goditur sot një familje shqiptare që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.
Në pranga është vënë nëna dhe djali i saj 24 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim babai i familjes, 43 vjeç. Sipas mediave greke, ky i fundit është një emër i njohur për autoritetet në Athinë si i përfshirë në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.
Në dosjen e prokurorisë janë përfshirë edhe katër persona të tjerë të përfshirë në trafikimin e drogës. Pas një hetimi disaditor policor, u konstatua se djali i familjes, merrte dhe shpërndante te të tretët sasi droge bashkë me babain e tij.
Për t'i dhënë fund veprimtarisë së tyre kriminale , u organizua një operacion policor, në kuadër të të cilit, mesditën e sotme, u lokalizua 24-vjeçari teksa merrte një pako, nga një kompani transporti, ku u konstatua kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram. Gjithashtu, iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.