Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku një kamion është përmbysur në rrugë.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme kamioni ka qenë i mbushur plot me domate, të cilat kanë përfunduar të gjitha në rrugë. Është dashur vinçi që ta ngrejë kamionin dhe ta kthejë me rrotat në tokë.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e shoferit. Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.