Disa vajza dhe gra janë mbledhur pasditen e kësaj të enjteje para bashkisë së Librazhdit për të protestuar kundër dhunës së ushtruar nga vjehrri dhe vjerra ndaj nuses 20-vjeçare, e cila u kap në shtratin martesor duke tradhëtuar bashkëshortin e saj, i cili jeton në Gjermani.
Të indinjuara dhe të shqetësuara për të ardhmen e tyre, marrë shkas nga dhuna e ushtruar ndaj të resë, ato u shprehën se kërkojnë siguri. Një prej tyre tha se se “Gratë nuk janë shërbëtore”.
Vajzat dhe gratë hapën një çarçaf para bashkisë ku shkruante se "Nderi i gruas është shpikje patriarkale", ndërsa dhe vetë mbanin pankarta në duar ku në një prej tyre shkruhej "Ke marrë grua o frate, jo shërbëtore për prinëndërit", ndërsa në një tjetër shkruhej: "Te burri emigrant, na çoni me vibrator në pajë".
“Gabim bënë të keqen nëna. Sikush e ka jetën e vet. Vjehrri dhe vjehrra e ka fajin se ata nuk kishin pse ta torturonin. Ishte shumë e rëndë”, tha një e moshuar që mori pjesë në protestë.
“Çdo gjë zgjidhet me mirëkuptim. Gabimi ishte i atyre të rriturve. Duhet të zgjidhej me mirëkuptim”, tha një tjetër grua.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Librazhd ku një nuse 20-vjeçarja u kap duke tradhëtuar bashkëshortin nga vjehrri dhe vjehrra dhe më pas aty erdhën dhe komshinjtë dhe njerëzit e tjerë të burrit. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, familjarët e bashkëshortit publikuan dhe videon e të resë ku shihej e mbuluar vetëm me një batanije në momentin që u kap në flagrancë nga ata.