Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video të një personi me armë në brez që sipas tij është një prej politikanëve shqiptarë i pranishëm në varrimin e ish-presidentit Nishani.
Megjithëse gazetari nuk bën të ditur emrin e politikanit ai shkruan se ai vetë e di se cili është figura politike që sipas Artan Hoxhës, e mban armën gjithmonë me vete.
Postimi i gazetarit:
Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, edhe me kobure ne brez ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi.
Per nje gje jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmonë arme me leje….
Por nuk mbaron me kaq një komentues e pyet gazetarin se kush është politikani i cili mban armë. Gazetari i kthen përgjigje duke i kujtuar se një politikan mban kobure në brez nga liqeni.

6 vite më parë gjatë protestës tek Liqeni dhe përplasjes me forcat e policisë, një një fotografi një ish-deputet i PD shkoi me armë në brez duke u përplasur me policët.
Reagimi i policisë asokohe:
Pas fotos së publikuar ku deputeti Gent Strazimiri u kap me armë në brez teksa bënte rezistencë ndaj forcave të policisë gjatë përleshjes te Parku i Liqenit, zbardhet edhe shkresa e Ministrisë së Brendshme sipas të cilës, ligjvënësit demokrat i kishte mbaruar leja e mbajtjes së armës.
Shkresa i takon datës 17.03 2016 dhe deputetit i është kërkuar që me datë 25.03.2016 të bëjë menjëherë dorëzimin e armës.
Data shënon 28.02.2016 dhe deputeti jo vetëm që nuk e ka dorëzuar armën por u shfaq në protestë duke e mbajtur në brez gjatë momenteve të tensionuara. “Për shkak të detyrës jeni pajisur me armë zjarri të përfituar në ligjin me numër 7566 datë 25.02.1992 “për armët” i shfuqizuar brenda datës 25.03.2016 të bëni dorëzimin e armës dhe municionit pranë komisariatit të policisë nr 3 në Tiranë pasi nuk jeni përfitues i mbajtjes së armës me Ligjin nr 74/2014 “për armët”, thuhet konkretisht në shkresën zyrtare.
Nuk dihet nëse është ai me siguri por komentet në "Facebook" të gazetarit Hoxha dhe komentuesve, si edhe përmendja e liqenit të çojnë drejt e tek ajo ngjarje.