Ceremonia për Nishanin, bashkëshortja s'përballoi dot dhimbjen, humbi ndjenjat

3 June 2022, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ceremonia për Nishanin, bashkëshortja s'përballoi dot
Foto nga ceremonia e Lamtumirës

Bujar Nishanit, ish-presidentit të Shqipërisë iu dha ditën e djeshme lamtumira e fundit. Familja, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e përcollën deri në banesën e fundit.

Ajo që nuk u pa në media ishte gjendja e rënduar e familjes së tij dhe momenti kur bashkëshortes së Nishanit i ra të fiktë.

Panorama raporton se gjendja emocionale e Odeta Nishanit u rëndua dhe më shumë në momentin kur kortezhi u nis drejt varrezave të Sharrës.

Bujar Nishani ndërroi jetë më 28 Maj. Ish-presidenti i vendit, prej disa muajsh ishte shtruar në një spital në Gjermani, duke kaluar në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

 



Video