Zyrtarizohet kandidatura, Bajram Begaj do votohet nesër për President

3 Qershor 2022, 19:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajram Begaj

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj do të jetë kandidatura e Partisë Socialiste për Presidentin e ri. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Rama tha se emri i Bajram Begajt është zgjedhur mes 26 kandidatësh të bllokut të tretë, teksa shtoi se do e telefonojë për t'ja bërë të ditur kandidaturën. Rama tha se fillimisht u përjashtuan ata që ishin pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe më pas edhe ata që kanë patur aktivitet politik në Partinë Socialiste.

"Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së kandidaturës që do të çojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfa. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur në tavolinë blloku i propozuar nga brenda grupit parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë të gjithë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familje politike de kanë pasur aktivitet politik në PS se e kemi thënë dhe më parë, sot e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t'u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë. Do e telefonoj tani për t'ja thënë.

Fillimisht unë do të takohm me zotin Begaj, më pas ne do ta votojmë zotin Begajn dhe më pas do nisim të punojmë së bashku.", - tha Rama.

Begaj do të votohet nesër në Kuvend, i cili do të mblidhet në orën 18:00, dhe për t'u zgjedhur kreu i ri i shtetit do të mjaftojn?7 vetëm 71 vota, duke mjaftuar vetëm votat e mazhorancës.

Video