Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nuk ka ende asnjë autor të dyshuar apo të ndaluar nga Policia e Shtetit lidhur me ekzekutimin e Naim Bajrit, mëngjesin e së premtes në Shkodër. Nga atentati mafioz mbeti i vrarë Naim Bajri ndërsa u plagos punonjësi i biznesit të tij, Astrit Zeneli.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus”, ku dy persona me një automjet tip “Benz” janë afruar në lokalin ku po pinin kafe Naim Bajri dhe Astrit Zeneli, duke hapur zjarr me breshëri arme ndaj tyre, duke lënë të vdekur në vend 68-vjeçarin. Nderkohe ka mbetur i plagosur ne krah Astrit Zeneli.