Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një foshnje 3-vjeçare është plagosur rëndë, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të.
Policia thotë se fëmija ndodhej në ballkon së bashku me prindërit e saj, ndërsa mbetet e paqartë se si ka rënë pa u pikasur prej tyre.
Foshnja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore”, bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.