Mbi një orë jashtë funksionit, "Meta" tregon çfarë ndodhi me Facebook dhe Instagram

5 Mars 2024, 18:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
CEO i Meta, Mark Zuckerberg

Kompania META ka reaguar për herë të parë pas një problemi në rrjetet e saj sociale që zgjati për më shumë se një orë ditën e sotme.

Miliona njerëz në mbarë botën u nxorrën papritmas nga llogaritë e tyre në Facebook, Instagram dhe Threads, duke bërë që shumë prej tyre të trembeshin se mos llogaria u ishte “hakuar”.

Por sipas META, ka qenë një problem teknik që tashmë është zgjidhur.

“Ne e dimë se disa njerëz kishin probleme me qasjen në aplikacionet e tua më parë. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar dhe faleminderit për durimin tuaj ndërsa ekipet tona punuan shpejt për ta zgjidhur”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Video