Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, temperaturat zbresin deri në -6 gradë! Probleme në qarkullim

25 Nëntor 2026, 07:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, temperaturat

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur që në orët e para të mëngjesit, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Termometri në qytetin e Kukësit ka shënuar minus 2 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, temperaturat kanë zbritur deri në minus 6 gradë, duke krijuar ngrica në akset rrugore.

Problematike paraqitet situata edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla ka ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe po vështirëson qarkullimin e mjeteve.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin sinjalistikën dhe dritat e përshtatshme për kushte me dukshmëri të kufizuar.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të shmangin manovrat e rrezikshme për të parandaluar aksidentet.


Vox Pop

Video