Dyshohet për grip shpendësh edhe në Lushnjë, ngordhin 60 pula në një fermë

22 March 2022, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet për grip shpendësh edhe në Lushnjë, ngordhin 60
Foto ilustruese

Ngordhin 60 pula në një fermë në fshatin Grabian të Lushnjes.

Dyshimet e para janë se janë prekur me gripin e shpendëve. 

Në këtë fermë ka shkuar edhe veterineri për të marrë kampione që do të dërgohen për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) Tiranë.

 


Video