Groposen në Shijak pulat e ngordhura

22 March 2022, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Groposen në Shijak pulat e ngordhura

Mijëra pula që kanë ngordhur në Durrës nga gripi i shpendëve janë groposur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se pulat janë gropozur në Shijak në një zonë ku nuk banon njeri. Pas groposjes vendi është dezinfektuar.

Zëvendës-ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një deklaratë për mediat njoftoi se pulat e ngordhura ishin groposur, por pa thënë emrin.

“Të gjithë shpendët janë groposur. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari. Thirrje të gjithë fermerëve që në rast dyshimi për shpendët duhet të kontaktojnë me numrin jeshil të autoritetit kombëtar të vetenarisë” tha Gjeci.

Kujtojmë që prej disa ditësh gripi i shpendëve po bën “kërdinë” në pularitë e Durrësit, ku thuhet se kanë ngordhur rreth 1 milionë pula.

Groposen në Shijak pulat e ngordhuraGroposen në Shijak pulat e ngordhuraGroposen në Shijak pulat e ngordhura

 

 

 



Video