Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19

21 March 2022, 19:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19

22 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një person ka humbur jetën nga virusi.

Rastet pozitive kanë dalë nga 647 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 35 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 269,019 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht janë 603 të infektuar me virusin në të gjithë vendin.

32 qytetarë janë të shtruar në spital, 5 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 21 mars

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 35

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 647

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274

Fier 100

Vlorë 79

Elbasan 29

Gjirokastër 25

Kukës 19

Berat 17

Korçë 16

Shkodër 15

Durrës 14

Lezhë 9

Dibër 6


Video