Largohen nga Shqipëria afganët e strehuar në Lezhë

22 March 2022, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Largohen nga Shqipëria afganët e strehuar në Lezhë
Largohen afganët në Lezhë

Mbrëmjen e së hënës afganët e strehuar në Lezhë janë larguar nga Shqipëria. Shtetasit afganë janë larguar me 5 autobusë, ndërsa kishin disa kohë qe qëndronin në Lezhë.

Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i ri i shtetasve afganë, por mësohet se ata kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Mësohet gjithashtu se largimi i tyre është organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë.


Video