212 qytetarët afganë që qëndruan në vendin tonë për disa muaj janë përcjellë drejt SHBA-së me një ceremoni në Rinas nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Në total 2400 afganë i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri.
Shqiptarët i treguan edhe njëherë botës btraditën e “besës”, thotë Kim.
“Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, shkruan ambasada amerikane.