Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë u regjistrua në Londër, ku Lumturi Zeqja, daja i sulmuesit të Partizanit, Xhevahir Skuka, mbeti i vrarë më thikë pas hyri mes një sherri për të mbrojtur shokun e tij.
Ditën e djeshme, sulmuesi i Partizanit realizoi në ndeshjen përballë Teutës dhe dedikimi ishte për dajën e tij të ndjerë që jetonte në Angli prej 13 vitesh. Mes lotësh Skuka ngriti fanellën dhe poshtë saj mbante veshur një kanatjere me foton e tij.
Ndërkohë pas ndeshjes Skuka në rrjetet sociale shkruajti: “Djem si ty nuk vijnë më. Pusho i qetë vëllai im. Do na mungosh Lum djali".