Makina përplas kalimtarin në “Don Bosko”, niset me urgjencë në spital

21 October 2022, 22:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas kalimtarin në “Don Bosko”, niset me
Aksidenti

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Don Boskos”, Tiranë. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ishtte duke kaluar në anën tjerër të rrugës.

Kanë qenë kalimtarët të cilët kanë lajmëruar ambulancën, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e rrethanave të aksidentit.


Video