Vdekja e Lear Kurtit, protesta para Ministrisë së Brendshme: Çuçi dorëhiqu! (VIDEO)

21 October 2022, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e Lear Kurtit, protesta para Ministrisë së Brendshme:
Protesta

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në duart e Policisë.

I riu dyshohet se ndërroi jetë pasi gëlltiti dy doza me kokainë nga frika e uniformave blu, por protestuesit nuk i besojnë versionit të Policisë, pasi pretendojnë se ai është dhunuar nga efektivët.

Ata kanë ngritur dyshime për procedurat e ndjekura nga policia pas vdekjes së të riut duke i cilësuar ato si të dyshimta në tentativë për të manipuluar ngjarjen.

Protestuesit kanë bërë disa herë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.


Video