Është zbardhur dëshmia para grupit hetimor e nën së 34-vjeçarit Indrit Ndoi, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në një kanal në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.
E ëma dyshohet si personi i fundit që ka komunikuar me të, e cila ka thënë për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme.
Ajo ka deklaruar se ka pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën dhe 34-vjeçcari i ka thënë se do të vijë.
Nëna e Indrit Ndoit ka mohuar nëse familja e tyre ka ndodnjë konflikt, as një lagje dhe me askënd tjetër. Kjo deklaratë e bën edhe më të vështirë për Policinë zbardhjen e ngajrjes dhe gjetjen e autorëve të krimit.
Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatet në mënyrë që të zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.
Dyshohet se fillimisht Indrit Ndoi është dhunuar dhe më pas është qëlluar me plumb në këmbë. Mësohet se Indrit Ndoi ka qenë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" për arrestimin e tij në shtator të vitit 2021 për trafik klandestinësh.