
Aeroporti i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se për shkak të një greve të personelit të trafikut ajror në Itali do të anulohen të gjitha fluturimet e parashikuara për sot drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.
TIA bën me dije se sot nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës, ikje dhe ardhje për në kryeqytetin tonë.
Përjashtim do të bëjnë fluturimet e ambulancës, ato të kërkim-shpëtimit dhe për ndihma humanitare. Për këtë arsye, TIA iu kërkon pasagjerëve që kanë fluturime të parashikuara për ditën e sotme që të kontaktojnë me kompanitë respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre.
Njoftimi
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të anullohen për ditën e sotme.
Nga ky njoftim përjashtohen:
Fluturimet Ambulance, Medevac
Fluturimet e Kërkim Shpëtimit
Fluturimet Humanitare
Lusim pasagjerët që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojne paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për te verifikuar statusin e fluturimit te tyre para se te nisen për në aeroport.