'Nxori shkumë nga goja'/ Rrumbullaku pezullon për tre ditë 3 efektivët, për vdekjen e Lear Kurtit

21 October 2022, 11:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Nxori shkumë nga goja'/ Rrumbullaku pezullon për tre
Muhamet Rrumbullaku

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar për 3 ditë 3 policët që shoqëruan viktimën Lear Kurti në mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin numër 3.

Me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u pezulluan tre efektivët që ishin pjesë e patrullës që shoqëruan Lear Kurtin mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se për tre efektivët D.H, S.N dhe E.S është marrë masa për pezullim nga detyra për tre ditë, masë administrative për shkak të vijimësisë së hetimeve mbi rastin.

Policët kanë deklaruar për mediat se i riu nxorri shkumë nga goja në momentin që ndodhej në komisariat dhe ata lajmëruan menjëherë ambulancën për ta transportuar në spital.

“Pas shoqërimit në komisariatin nr 3 ai Ka nxjerrë shkumë nga goja. Ata lajmëruan menjëherë ambulancën dhe kanë tentuar t’i japin ndihmë mjekësore dhe autoambulca e ka shoqëruar në gjendje të rëndë, por i riu nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën”.

Policët janë marrë në pyetje. Ata janë shprehur se ndaj të riut nuk është ushtruar dhunë kategorikisht dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e komisariatit.


Video