Del FOTO, ky është 34-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal në Fushë Krujë (Emri)

21 October 2022, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del FOTO, ky është 34-vjeçari që u gjet i vrarë
Indrit Ndoj

Ky është 34-vjeçari Indrit Ndoj i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në një kanal në Fushë Krujë. VoxNews ka siguruar foton e 34-vjeçarit, i cili u gjet nga familjarët mëngjesin e sotëm pa shenja jete, ai është gjetur në një kanal afër rrugës nga familjarët e tij.

Këta të fundit kishin dalë për të shkuar në punë dhe në rrugë kanë parë Indritin të pajetë. 34-vjeçari dhe familja e tij nuk raportohet të kenë pasur konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës. I riu jetonte vetëm në një shtëpi në fshatin Hasan, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.


NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Video