DETAJET/ U gjet i vrarë me armë zjarri, familjarët e gjetën në kanal teksa po shkonin në punë (Emri)

21 October 2022, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJET/ U gjet i vrarë me armë zjarri, familjarët e gjetën

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Familjarët e tij e gjetën në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë.

Rastësisht ata kanë parë familjarin e tyre në kanal me një plagë plumbi në këmbë. Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

 


Video