E rëndë në Berat/Familjarët gjejnë të vetëvarur 54-vjeçarin në një ullishte

20 October 2022, 22:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Berat/Familjarët gjejnë të
Ilustrim

Në fshatin Veterik është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi P. P., 54 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video