Vrasja e Ndojit, dyshimet e Policisë: 34-vjeçari mund të jetë vrarë në një vend tjetër, më pas u hodh në kanal

21 October 2022, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Ndojit, dyshimet e Policisë: 34-vjeçari mund të
Pamje nga vendngjarja

Vrasja e një 34-vjeçari ka tronditur Fushë-Krujën mëngjesin e sotëm.

Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në një kanal, teksa në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.

Policia dyshon se 34-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në këmbë në një vend tjetër dhe më pas është hedhur në kanal.

Ndoj ka qenë duke lëvizur me biçikletë, por në vendin ku u gjet trupi nuk është gjetur biçikleta. Po ashtu në vendin ku u gjet policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë arme zjarri.

 


Video