Disa pamje po bëjnë xhiron e rrjetit ku një drejtues automjeti konfliktohet me efektivin e Policisë në Pogradec. Drejtuesi i automjetit shfaqet duke e shtyrë efektivin e Policisë, ndërsa ky i fundit e godet më pas në kokë.
Burimeve bëjnë me dije se policia e ka ndaluar shoferin pasi ka qenë pa rrip sigurimi dhe më pas ai nuk jepte dokumentet për verifikim.
Në ato momente, ka filluar debati ku drejtuesi i mjetit ka ofenduar rëndë punonjësin e policisë, dhe për këtë shkak polici e ka goditur.
Mësohet se çështja ka kaluar në Prokurori dhe AMP po ashtu po merret me zbardhjen e rrethanave. Burime bëjnë me dije se efektivi i Policisë është pezulluar nga puna me urdhër të drejtorit të Pëgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.