E trishtë, ndërron jetë në moshë të re shqiptarja në Kanada (EMRI)

21 October 2022, 21:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E trishtë, ndërron jetë në moshë të re shqiptarja
Tiffany Christina Skrela

Komuniteti shqiptar në Kanada i është bashkuar dhimbjes së një familje shqiptare, për ndarjen nga jeta në moshë fare të re, të vajze së tyre 29-vjeçe.

Shqiptarja jetonte në Toronto, Canada dhe quhej Tiffany Christina Skrela. Nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes, (flitet për një aksident fatkeq që i mori jetën në lule të rinisë).

Ndërsa do t’i jepet lamtumira e fundit të dielën më 23 tetor 2022, duket se familja e saj jetonte prej kohësh në Kanada, sikurse edhe një pjesë e mirë e farefisit të saj.

Lajmin e trishtë e publikoi në rrjetet sociale Famullija “Zoja e Shkodrës”. I gjithë komuniteti shqiptar i është bashkuar kësaj dhimbjeje të madhe për familjen me origjinë shqiptare që jetonte prej kohësh, përmes mesazheve që kanë dërguar.

“Të pikëlluar: Nana Natalja, motra Nicole, halla e babës Dranja, halla Dila me familje, fëmijët e hallës Victoria Gjelaj, kushëriri Nikollë Frani, familja e Rrok Zefit, dajat Sander e Viktor Dragaj me familje, si dhe farefisi Xhaj”, shkruan në postimin Famullija “Zoja e Shkodrës” ku i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë farefisit.

Postimi i plotë:

Me hidhërim lajmërojmë komunitetin shqiptar se me datën 19 tetor 2022 vdiq në moshën tepër të re, 29-vjeçare, në Toronto, Canada,
TIFFANY CHRISTINA SKRELA
(9 nëntor 1992 – 19 tetor 2022)

E ndjera do të pushojë në shtëpinë mortore Turner & Porter 1981 Dundas St W, Mississauga, ON L5K 1R2, të dielen më 23 tetor 2022 nga ora 2pm-9pm.
Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të henën, më 24 tetor 2022, në orën 10 para dreke, në Kishën Katolike St Ignatius Loyola Church, 2300 Burnhamthorpe Rd W, Mississauga, ON L5L 3T6
Mbas Meshës, trupi i të ndjeres do të përcjellet në varrezat Gate of Heaven Cemetery, në adresën 580 Old York Rd, Burlington, ON L7P 4Y6 Canada.

Të piklluarë: Nana Natalja, motra Nicole, halla e babës Dranja, halla Dila me familje, fëmijtë e hallës Victoria Gjelaj, kushërini Nikollë Frani, familja e Rrok Zefit, dajat Sander e Viktor Dragaj me familje, si dhe farefisi Xhaj.
Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit.
Tiffany pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushoftë ne paqe. Ashtu Kjoftë.


Video