Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur t’i heqë licencën platformës “TIBO” për shkelje të rënda dhe të përsëritura të piraterisë.
Vendimi është marrë me votim unanim, ndërsa vetëm disa ditë më parë, AMA e gjobiti “TIBO” me 20 milionë lekë të vjetra për pirateri.
TIBO nuk ka të drejta transmetimi, e megjithatë në mënyrë të vazhdueshme ka transmetuar ndeshjet e kampionatit italian “Serie A”.
Kjo nuk është hera e parë që TIBO kryen pirateri, pasi siç kanë treguar edhe investigimet e mëparshme, kampionatet elitare të Europës, ndeshjet e Premier League, Bundesligës, Kampionatit Francez, Kupes së Italisë, janë piratuar prej kësaj platforme.
TIBO është gjobitur 4 herë për pirateri e megjithatë në shpërfillje të plotë të ligjit ka vijuar me piratimin e kanaleve televizive të Platformës Digitalb, piratimin e Televizionit Kombëtar TOP Channel, Top News e të tjera, si dhe piratimin e eventeve sportive të blera ekskluzivisht nga shoqëria Digitalb.