Koreografi i njohur Gjergj Prevazi është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Në garë për drejtimin e këtij Teatri ishinedhe: Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani dhe Ledjon Zoi.
Kush është Gjergj Prevazi?
Koreografi Gjergj Prevazi lindi më 21 maj 1964 në qytetin e Durrësit ku kreu edhe arsimin bazë. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e koreografisë.
Më pas ai bëhet pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas bëhet koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.
Më 1997 artisti bëhet pjesë e stafit të pedagogëve në degën e Koreografisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura dhe mbanë peshën kryesore në katedrën e “Lëvizjes Skenike” si shef i kësaj katedre. Prevazi ka qenë pjesë e rreth 25 festivaleve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë edhe shumë çmime të para si: “Delphino d’argento”, në Festivalin Ndërkombëtar “Music-Ëorld” në Itali e shumë të tjerë.
VENDIMI:
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Janar 2023 18 Janar 2023 Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Janar 2023:
V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”