Kapet mbi 1 ton kokainë në portin e Savonës në Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare

18 Janar 2023, 17:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Droga e sekuestruar

Autoritetet italiane kanë kapur dhe sekuestruar mbi 1 ton kokainë në portin e Savonës. 

Lënda narkotike ishte e fshehur në pjesën e zhytur të anijeve tregtare dhe u gjet nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.

Kokaina ishte e ndarë në 741 pako, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura me zgjuarsi në “karinat” e motorëve të varkës, me një peshë totale rreth një ton.

Droga dyshohet se i përket bandës italo-shqiptare, pasi operacioni që është kryer nga autoritet policore të Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan 4 shqiptarët, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, e fshehur në dhomat e hotelit.

Gjithashtu në atë rast droga kishte mbërritur në portin e Savonës. Pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor. Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibraltarin.


Video