Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kërkuar nga ministri i bujqësisë të mbrohet më shumë prodhimit vendas.
Duke iu referuar ngarkesave me pesticide të perimeve dhe frutave që ndalohen në kufi në Kroaci, deputeti pati një thirrje edhe për fermerët që ta “bojkotojnë” tregun kroat.
Braçe: Narrativen negative mbi prodhimin vendas nuk e kuptoj dot. Mënyra se si na trajtojnë në Kroaci është tërësisht abuzive, dhe nëse kam një thirrje sot për çdo eksportues shqiptar është që ta shmangë Kroacinë, ta shmangi.
Nuk ka asnjë lloj leverdie për ne si treg, por ta shmangë edhe për rieksport. Fare të mos çojmë. Nëse Kroacia prodhon speca më të mirë se ne unë e lë mandatin e deputetit. Duhet mbrojtur prodhimi vendas.
Na ndaluan ata atje, po a kemi analiza këtu brenda ne për atë produkt. A përputhen?
Askush nuk është në krahun e prodhimit vendas, e njëjta gjë me mandarinat me pjeshkët etj. Duhet mbrojtur produktet. Bujku që nuk respekton karencën për pesticidet duhet të dalë nga tregu.