UEFA vlerëson maksimalisht Granit Xhakën, lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Hungari

15 Qershor 2024, 19:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Granit Xhaka

Zvicra e nisi si favorite ndeshjen ndaj Hungarisë dhe arriti një fitore bindëse me rezultatin 3-1 në “RheineEnergieStadion” të Këlnit, në sfidën e vlefshme për Grupin A, të Euro 2024.

Tri golat e Zvicrës u shënuan nga Duah, Aebischer dhe Embolo.

Por lojtari më i mirë i ndeshjes u vlerësua kapiteni Granit Xhaka, truri i ekipit helvet. Gjatë gjithë ndeshjes Xhka dhe shoku i tij i repartit të mesfushës Freuler arritën të dominojnë ndaj kundërshtarëve duke imponuar ritmin e ndeshjes.

Loja e mrekullueshëm e kampionit të Gjermanisë me Bayer Leverkusen, ka sjellë dhe akordimin nga UEFA të titullit “Man of the Match”.

Video