Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Edy Reja, ish-trajneri i Kombëtares, në një prononcim rrugës për në stadium, në prag të ndeshjes Itali-Shqipëri, duke marrë shkas nga deti kuqezi i tifozëve tha se Shqipëria ka fituar tashmë.
Tekniku veteran italian, kur u pyet kë do të mbështesë sot, u përgjigj: “Jam gjysmë për gjysmë”.
Më pas, duke treguar morinë e tifozëve shqiptarë, shtoi: “Shikoni, të gjithë me të kuqe. Shqipëria ka fituar tashmë”, tha për A2 CNN.