Futbolli në zi/ Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i kombëtares së Malit të Zi. 10 ditë më parë u shpall lojtari më i mirë i skuadrës

15 June 2024, 12:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Futbolli në zi/ Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i

Ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare Matija Sarkic, portieri i kombëtares së Malit të Zi, i cili ishte pjesë e Millwallit në Championship.

Ngjarja e hidhur ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në Budva, teksa raportohet se “gardiani” është përballur me probleme shëndetësore, që i kanë marrë jetën më pas.

Sarkic debutoi në 2019 me kombëtaren e Malit të Zi, teksa në datën 5 qershor ishte titullar në miqësoren ndaj Belgjikës. Sfidë ku ishte më i miri i skuadrës së tij.

“Të gjithë në klub dërgojnë gjithë dashurinë dhe ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e Matijas në këtë kohë jashtëzakonisht të trishtuar.

Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë moment. Dhe kërkon që të respektohet privatësia e familjes së Matijas”, lexohet në komunikatën e Millwallit.

Sarkic ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në orën 06:30, dhe publiku malazez është në shok pasi vetëm pak ditë më parë ka lënë përshtypje me mbrojtjen e tij në ndeshjen me Belgjikën, kur u munden 2-0.


Video